×
  • Lajme
  • Insajderi

    “A do t’iu dalin pagat mësimdhënësve që ishin në grevë? – përgjigjet ministri Murati

    Insajderi
    30 September 2022 - 12:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Pas raportimit që bëri në Komisionin Hetimor për krizën energjetike, ministri i Finacave, Hekuran Murati ka lëshuar mbledhjen, me të dalë në korridor ministri ka hasur në pyetjet e gazetarëve, shkruan Insajderi.

    Ministri Murati është pyetur nëse do t’iu procedohen pagat mësimdhënësve dhe shërbyesve civilë të komunave për muajin shtator, të cilin e kaluan në grevë.

    Ai nuk ka ndaluar të jap një përgjigje, gazetarët i kanë shkuar nga pas teksa ai u përgjigjë se “Do të veprojmë siç e parasheh ligji”, ka thënë shkurt Murati.

    Sot pritet të vendoset në lidhje me vazhdimin ose jo të grevës, sipas raportimeve SBASHK pas orës 18:00 do të mbajë një mbledhje, nga aty do të dilet me vendimin për fillimin e procesit mësimor ose jo.

    Në anën tjetër, Këshilli i Prindërve të Kosovës përmes një letre të hapur drejtuar SBASHK-ut, presidentes e kryeministrit ka paralajmëruar se do të protestojnë nëse mësimi nuk fillon nga 3 tetorit.

    /GazetaInsajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark