
Qytetarët do të duhet të paguajnë për qeset plastike me hyrjen në fuqi të Udhëzimit Administrativ për Ambalazhin dhe Mbeturinat e ambalazhit. Kështu ka bëri të ditur para disa ditëve ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastruktures, Liburn Aliu.
Ministri Aliu ka thënë se qeset e holla te plastikës nga zero deri në 25 mikron do të ndalohen tërësisht, ndërsa ato deri në 50 mikron do të kushtojnë 5 centë.
“Ky udhëzim administrativ do të ketë ndikim tek ambienti, duke eleminuar qeset e plastikës dhe shishet e plastikës më pastaj si dhe trajtimin e ambalazhit nga shishet. Qeset e holla të plastikës do ndalohen. Qeset nga 25 deri 50 mikron do të lejohen për përdorim dhe do të kushtojnë 5 centë. Megjithatë nuk do të lejohet që të kenë logo të prodhuesit”, ka shtuar ai.
Qytetarët në rubrikën Vox Pop kanë dhënë mendimet e tyre rreth këtij vendimi.
Për më shumë ndiqni videon në vazhdim: