Chanel No. 5 s’është rastësisht ikonik
Është i vjetër, por i mirë, si puna e verës; shitet në një shishe të thjeshtë; ka një numër në emër, që është interesante; dhe çdo shishe ka nevojë për një numër qesharak trëndafilash.
Jo trëndafila dosido, trëndafila maji që rriten vetëm në këtë muaj dhe vetëm në qytetin e Grasse (Francë), kryeqytetin e parfumeve në botë, dhe që duhen mbledhur në një orë specifike të ditës.
“Trëndafili i majit çel në mbrëmje dhe lëshon aroma të ëmbla si mjalt e pikante” thotë Olivier Polge, parfumieri rezident i Chanel.
Kjo do të thotë që çdo mëngjes, për tre javë, mbledhësit punojnë dyshe-dyshe për të mbushur përparëset me lulet e sapoçelura të 50,000 bimëve trëndafili. Çdo mbledhës mbledh thuajse 5kg lule për orë (1kg trëndafila janë rreth 350 lule).
Më pas, trëndafilat transferohen nga përparëset në thasë bezeje me kujdes të jashtëzakonshëm që të mos shtypen. Në luftë kundër kohës, thasët peshohen para se petalet të shkrijnë nga nxehtësia. Pasi peshohen, lulet hapen në tabaka të mbivendosura, zhyten në tretës, trazohen dhe nxehen në temperaturë të lartë. Tretësi thith gjithë aromat që do të përdoren në parfumin final.
Pas ekstraktimit me tretës, formohet një dyllë i quajtur ‘beton.’ Magazinohet si të jetë thesar.
Nevojiten 400kg trëndafila për të nxjerrë 1kg dyllë. Më në fund, betoni transformohet në një lëng “absolut” që përdoret në formulimin e ekstraktit të Chanel No. 5.
Nëse doni të bëni më shumë llogari: 1kg dyllë prodhon 600g trëndafil absolut.
Rezultati final: Chanel No. 5 në duart tuaja.