×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    A e dini sa vjeç është Kim Jong-un?

    Insajderi
    10 January 2024 - 16:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un besohet se i ka mbushur 40 vjeç këtë javë, megjithatë nuk ka pasur zëra për ditëlindjen e tij në mediet shtetërore.

    Ditëlindja e tij besohet të jetë më 8 janar, megjithëse regjimi i tij sekret nuk e ka konfirmuar kurrë datën, transmeton Telegrafi.

    Qeveria amerikane thotë Kim Jong-un u lind në vitin 1984, duke mbushur kështu 40 vjet këtë vit.

    Datat e lindjes së babait dhe gjyshit të Jong-un, shënohen si festa kombëtare në shtetin autoritar.

    Megjithatë data e supozuar e lindjes së udhëheqësit të tanishëm veri-korean ka kaluar gjithmonë në heshtje pa u përmendur në media ose në kalendarët e vendit.

    Më së afërti, u konfirmua në janar të vitit 2020, kur autoritetet në Kore të Veriut thanë se Kim Jong-un kishte marrë urime për ditëlindjen e tij nga ish-presidenti amerikan Donald Trump, megjithëse nuk përmenden datën e saktë. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark