×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    A e dini se syri i njeriut është plot me mikrobe?

    Insajderi
    03 May 2023 - 09:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deri më tani kemi mësuar për koleksionin e mikrobeve që jetojnë në stomakun dhe në lëkurën tonë, të cilat për fat të mirë na mbajnë shëndoshë e mirë. Por këto nuk janë të vetmet strehë mikrobesh në organizëm.

    Syri i njeriut përmban një koleksion unik mikrobesh që përbëjnë atë që njihet si mikrobioma e syrit. Kur ekuilibrat e mikrobevev prishen. atëherë shfaqen sëmundjet e syrit.

    Studimet tregojnë se bakteret që jetojnë në sipërfaqe të syrit luajnë një rol stimulues dhe mbrojtës për sytë. Sipas ekspertëve, kjo mikrobiomë mund të shërbejë për krijimin e terapive inovative për trajtimin e shumë sëmundjeve të syrit.

    Madje në një të ardhme jo shumë të largët, shkencëtarët do të mund të përpunojnë bakteret në mënyrë të atillë sa të trajtojnë më me efikasitet të sëmundjeve të syrit.

    Mikrobioma e syrit është gjithnjë e rrezikuar nga baktere të këqija që vijnë nga ajri apo nga duart e palara. Megjithatë, një pjesë e madhe e tyre shkatërrohen ose eliminohen falë derdhjes së vazhdueshme të lotëve.

    Shkencëtarët kanë identifikuar katër lloje bakteresh që qëndrojnë në sy. Bëhet fjalë për llojet e baktereve: Staphylocoçi, Diphtheroids, Propionibacteria dhe Streptocoçi.

    Mikrobioma e syrit është gjithnjë e rrezikuar nga baktere të këqija që vijnë nga ajri apo nga duart e palara. Megjithatë, një pjesë e madhe e tyre shkatërrohen ose eliminohen falë derdhjes së vazhdueshme të lotëve.

    Shkencëtarët kanë identifikuar katër lloje bakteresh që qëndrojnë në sy. Bëhet fjalë për llojet e baktereve: Staphylocoçi, Diphtheroids, Propionibacteria dhe Streptocoçi.

    Kjo mikrobiomë e rëndësishme është njësoj e rrezikuar nga përdorimi apo abuzimi i antibiotikëve, si ajo e stomakut. Mjekët shpesh rekomandojnë përdorimin e antibiotikëve të ndryshëm për shumë sëmundje të lehta të syve që në shumë raste nuk kanë nevojë për barna të tilla.

    Problemet e lehta me sytë (siç është skuqja) që shkaktohen nga infeksione virale nuk trajtohen me antibiotikë.

    Madje edhe infeksionet bakteriale të syrit mund të zgjidhen për 7-10 ditë pa ndërhyrje madhore me barna. Përdorimi i tepruar i antibiotikëve mund të shkaktojë probleme edhe në mikrobiomën e syve duke shkaktuar infeksione, probleme me imunitetin madje edhe sëmundje të rënda si kanceri./AgroWeb.org

    OP-ED
    Nga Rubrika
    LifeStyle
    25 April 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark