×
  • Lajme
  • Lajme

    A e ka ditur Thaçi për rritjen e taksës ndaj Serbisë? Përgjigjet Limaj

    Insajderi
    21 November 2018 - 21:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka folur për taksën e re prej 100 për qind, që Qeveria e Kosovës ka vendosur ndaj mallrave nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

    Limaj ka thënë në televizionin T7, se vendosja e taksës, ndonëse e vonshme, ishte e domosdoshme.

    Sipas Limajt, Serbia e Bosnja e kanë shfrytëzuar Kosovën gjatë viteve të fundit.

    Ai ka thënë se për taksën, Qeveria e Kosovës ka vendosur e vetme – dhe se presidenti i vendit, Hashim Thaçi, s’ka qenë në dijeni.

    “Nuk besoj se Thaçi ka qenë i informuar për vendosjen e taksës”, është shprehur Limaj.

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark