×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    A e keni ditur – këto janë 5 gjërat që s’duhet t’i fshihni nga mjeku

    Insajderi
    20 September 2022 - 17:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Nëse ka një vend që duhet të tregoheni plotësisht të sinqertë edhe për detajet e jetës tuaj personale, ajo është zyra e mjekut.

    Nëse nuk tregoheni plotësisht të sinqertë, atëherë as mjekët nuk mund të bëjnë punën e tyre dhe t’ju trajtojnë siç duhet.

    Një pjesë e madhe e vizitave shëndetësore mund të kërkojnë ekspozimin e pjesëve të trupit. Ndaj shumë njerëz mund të hezitojnë të ndajnë simptomat dhe shenjat e tyre me mjekun.

    Por e vërteta është se ata janë mësuar me këto biseda dhe pyesin për një qëllim, i cili është diagnostikimi i duhur dhe trajtimi i shqetësimit tuaj.

    Vështirësia në defekim ose urinim, dhimbja në bark, kapsllëku dhe aciditeti mund të jenë jashtëzakonisht shqetësuese.

    Ato mund të tregojnë një sëmundje serioze si p.sh. infeksione të veshkave, tumore të zorrëve, etj. Zbulimi i tyre do të ndihmonte në gjetjen e zgjidhjeve të duhura për ju.

    Flisni me mjekun nëse shëndeti i organeve riprodhuese ju shqetëson

    Sado e turpshme që mund të duket, këto probleme janë të zakonshme.

    Infeksionet seksualisht të transmetueshme, ciklet e çrregullta ose të dhimbshme janë disa nga shembujt më të zakonshëm.

    Tregoni për mënyrën sesi ushqeheni

    Ushqimi është ilaç dhe shumë nga problemet tona janë për shkak të një regjimi ushqimor të pashëndetshëm, orareve të parregullta të të ngrënit, dietat ekstreme etj.

    T’i tregoni mjekut tuaj rreth mënyrës se si ushqeheni, jo vetëm që mund të ndihmojë në gjetjen e shkaqeve të sëmundjeve, por gjithashtu të ndihmojë në planifikimin e mjekimit ose terapisë që ju nevojitet.

    Ndonjëherë mund t’ju kërkohet të shmangni disa ushqime ose shtoni përmbajtje të tjera në vaktet tuaja si p.sh. fruta dhe perime.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark