×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    A e shijon bebja gjatë shtatzënisë ushqimin që ju e hani?

    Insajderi
    15 March 2023 - 23:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    A i djeg goja kur hani feferona? A kënaqet kur hani akullore? Po kur e përtypni limonin çfarë shije ndien?

    Bebja shijet e ushqimit i ndjen edhe sa është brenda jush!

    Edhe bebja e shijon ushqimin që ju e hani, sepse përbërësit e ushqimit kalojnë në lëngun amnial të cilin bebja fillon ta përpijë dhe “shijojë” duke filluar nga java 20 e shtatzënisë.

    Duket çuditshëm, por edhe pse trakti tretës i organizmit tuaj është i ndarë nga trakti tretës i bebes, molekulat e ushqimit që ju i hani e gjejnë rrugën deri te lëngu amnial.

    Keni kujdes se çfarë hani gjatë shtatzënisë, sepse në këtë mënyrë ndikoni në ushqimet që fëmija juaj do t’i pëlqejë pas lindjes.

    Përpiquni që të hani një dietë të ekuilibruar me fruta e perime.

    Në këtë mënyrë jo vetëm që do t’ia mundësoni vetes një jetë të shëndetshme, por e mësoni beben tuaj që t’i pëlqejë ushqimet e shëndetshme.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    LifeStyle
    25 April 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark