×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Aksidentohen dy vetura dhe një motoçikletë në Pejë

    Insajderi
    26 April 2024 - 23:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një aksident mes dy veturave dhe një motoçiklete ka ndodhur sot në fshatin Raushiq të Pejës.

    Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova,  tha se i lënduar nga ky aksident ka mbetur një person.

    “Sot rreth orës 18:30, policia është informuar për një aksident i cili ka ndodhur në fshatin Raushiq – Pejë, ne këtë aksident kanë qenë të përfshirë dy vetura dhe një motoçikletë dhe si pasojë e këtij aksidenti një person ka pësuar lëndime trupore i njëjti është dërguar në spitalin rajonal të Pejës për tretman mjekësor”, deklaroi Rugova.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark