Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj ka thyer rregullat e heshtjes zgjedhore.
Hoxhaj pas votimit u deklaruar për media, ai u bëri thirrje qytetarëve që të dalin në votime dhe ta votojnë rimëkëmbjen
Këtë e konfirmoi edhe anëtari i Këshillit të Pavarur të Mediave, i ftuar në Klan Kosova.
“Sot është dita kur flasin qytetarët jo ne politikanët. Sot qytetarët janë para dy opsioneve të Rimëkëmbjes ekonomike dhe para atij të mjegullës dhe izolimit” tha shkurt Hoxhaj para mediave.