×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    A është Dardan Molliqaj ateist? Kjo është përgjigja e tij

    Insajderi
    22 October 2022 - 21:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    “Unë jam ateist”, tha sonte Dardan Molliqaj, kryetar i Partisë Socialdemokrate (PSD). Megjithatë, ai shtoi se është për liritë fetare brenda asaj që mundëson sekularizmi.

    “PSD-ja është subjekt sekularist, më larg sesa laicitetit“, ka thënë ai në T7.

    Molliqaj refuzon që çështja e shamisë të lidhet Islamin Politik.

    “Bartja e shamisë është e drejtë“, ka thënë Molliqaj, por refuzon mësim-besimin fetar në shkolla.

    Gjatë diskutimit Molliqaj ka thënë se është pro të drejtave universal të njeriut, duke nënkuptuar edhe bartjen e mbulesës islame.

    Por thotë se nuk duhet të tolerohen hoxhallarët që predikojnë diskriminim. Sipas tij liria e shprehjes nuk nënkupton “liri absolute”. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark