×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “A është e lejuar që unë të bullizohem” – Rozeta Hajdari përplaset me opozitën në Komision

    Insajderi
    19 March 2024 - 13:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Raportimi i ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari para anëtarëve të Komisionit për Ekonomi është përcjellë me disa përplasje.

    Ministrja e Ekonomisë, Rozeta Hajdari kritikoi kryetarin e Komisionit për Ekonomi, Ferat Shala, që nuk ka ndërmarrë masa ndaj deputetëve Valentina Bunjaku dhe Pal Lekaj, për gjuhën e përdorur në komision.

    “A është e lejuar që unë të bullizohem… a more ndonjë masë, ka qenë bullizim nga deputeti Pal Lekaj dhe Valentina Bunjaku. Zbatoje legjislacionin. Për hir të publikut unë nuk e përdori gjuhën e bullizimit”, tha ministrja.

    Pas kësaj reagoi Shala duke thënë se nuk i ka dëgjuar deputetët që kanë përdorur gjuhë bullizuese.

    “Jo nuk është i lejuar bullizmi, kërkoj falje nëse të ka bullizuar dikush sot, pra nëse të kanë bullizuar kërkoj falje për ta”, tha ai.

    Për këtë reagoi Lekaj, duke thënë se nuk është nevoja për të kërkuar falje pasi sipas tij nuk ka bullizuar.

    “Ska nevojë për falje, bullizim duhet me ditë çka është, nëse e kundërshtojmë ligji a është bullizëm”, tha Lekaj

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark