×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    A është planifikuar ndonjëherë sulm terrorist në Kosovë? – për InDoks flet eksperti i sigurisë

    Insajderi
    12 March 2023 - 22:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    “Nuk ka pasur asnjëherë leje nga ISIS për sulme terroriste në Kosovë”, kështu ka thënë në InDoks eksperti i Sigurisë, Bedri Elezi.

    Elezi teksa po fliste për rastin e Ardijan Gjurajt së fundmi por edhe për rastet më herët të të akuzuarve për vepra që lidhen me terrorizmin, tha se arsyeja pse nuk ka pasur sulme terroriste në Kosovë kur janë shumë raste të aktakuzave për përgatitje të sulmeve terroriste, është krejt tjetër.

    Jo shumë e lidhur me punën e institucioneve madje, por diçka që lidhet me vet planet e organizatave terroriste, përfshirë këtu edhe Shtetin Islamik.

    “Nuk ka pasur asnjëherë, mund të ju them se jam i gatshëm me u ballafaqu me cilindo institucion qoftë vendor, qoftë ndërkombëtar ,që mund të më bindin që në Kosovë ka pasur leje për aktivitete apo sulme terroriste”.

    “…Madje asnjëherë Ballkani për herë të parë juve këtu se midis…. që e ka mbajte Shteti Islamik është konstatu si terren i përshtateshim për ta ruajtur nga grupet e tjera, të cilat për ta dëmtuar  imazhin e ISIS-it mund të organizojnë sulme terroriste në Kosovë, as edhe njëherë nuk ka pasur interes ISIS të organizojë sulme në Ballkan… dhe kjo është arsyeja që s’kemi sulme dhe kjo është arsyeje që gjoja e kemi parandulu ato sulme”.

    “Ju e dini që për operacionet e tilla janë harxhu shumë para, për monitorimin e grupeve të tilla janë shpenzu milona apo dhjetëra miliona euro nga struktura lokale dhe ndërkombëtare dhe në emër të hetimit për këta persona. Ju e dini që zyrtarët e Agjencisë së Inteligjencës, Policisë së Kosovës përfaqësues të institucioneve tjera të huaja në Kosovë paguhen për të monitoruar aktivitetet e tilla, dhe këta njerëz nëse të gjithë e kanë orientuar potencialin në drejtime të gabuar atëherë mund të themi që këta njerëz janë lajthitur për të çorientuar pistat e hulumtime apo e kanë bërë vetëdije për të arsyetuar gjithë ato shpenzime, taksa qytetarëve të Kosovës”, ka thënë Elezi në InDoks të Gazetës Insajderi.

    Elezi u shpreh se nuk beson që as kësaj radhe që gjykata t’i dënojë Gjurajn dhe te tjerët për përgatitje të sulmit terrorist.

    “Personalisht nuk mendoj që gjykata mundet me i dënu për aktivitet për planifikim të sulmeve terroriste por mund t’i dënojë sikurse tjerët për organizim të aktiviteteve për nxitje dhe urrejtje kundër rendit kushtetuese, por në asnjë mënyrë për sa e njoh, mund të them që i kam njohur para Policisë së Kosovës këto aktivitete dhe siç ju thashë kam nda biseda me Drejtorinë e Terrorizmit por që nuk kam parë që vërtetë Policia e Kosovës do të arrijë të sigurojë prova dhe dëshmi ku do ta bind gjykatën se vërtetë këta persona kishin planifikuar sulm terrorist në Kosovë”.

    Emisioni i plotë: A u parandaluan sulme terroriste në Kosovë?

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark