×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    A gaboi PDK kur refuzoi ta takonte Kurtin për negociatat? Enver Hoxhaj flet për Insajderin

    Insajderi
    30 October 2022 - 20:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës në intervistë për InDoks, ka treguar nëse partia ka gabuar kur refuzoi takimin me kryeministrin, Albin Kurti ku pritej të diskutohej për dialogun me Serbinë, shkruan Insajderi.

    Hoxhaj tha se PDK do të duhej të merrte pjesë në takimin e ftuar nga Kurti.

    Unë jam i bindur që PDK çdoherë interesin nacional e ka vendos para betajave ditore politike, por edhe nëse shkon në takim, duhet t’ia përmendesh edhe videot, edhe për betejën e tij me z.Thaci e z.Veseli e të tjerët që ndodhen në Hagë. Edhe të njëjtat ti thuash në opinion publik, por unë nuk mendoj që ne do të duhej ta vazhdojmë politikën e inatit, në një kohë kur Perëndimi edhe Evropa është bashkë për ta mbyll temën tonë me Serbinë”, tha ai.

    I pyetur nëse partitë opozitare po imitojnë VV kur ishte në opozitë, që refuzonte thuajse secilin ftesë, Hoxhaj u shprehë që jo, e që partia e tij ka interesin nacional të parin.

    “Unë nuk mendoj që PDK apo kolegët e tjerë do të duhej ta imitojnë dhe e imitojnë VV-në, absolutisht jo. Unë mendoj që në raport me LVV jemi në opozitë por ne jemi superior moralisht dhe politikisht me kontributin që kemi dhënë për këtë vend në një periudhë historike dhe opozita do të duhej të sillej në trashigimin e saj politike, për rolin që e ka pasur në Kosovë. Por edhe idenë që jemi parti nacionale dhe si parti nacionale ne i shërbejmë interesit shtetërorë”, tha ai në InDoks të Gazetës Insajderi.

    Sipas Hoxhajt, opozita duhet t’i thotë po secilës ftesë të Kurtit, por që paraprakisht t’ia shtrojë disa pyetje.

    “E di që z.Kurti nuk po lë shumë hapësirë për të kriju një konsensus por jam i bindur që nëse do të hy në proces do të ketë nevojë edhe për opozitën. Ndërsa opozita duhet ti thotë po parimisht cdo takimi për dialogun që thërret Albin Kurti dhe ta ngrit pyetjen se si e sheh ai fillimisht, ta pyes cka pret ti prej dialogut, cka pret prej neve si PDK në dialog, prej partnerëve tanë ndërkombëtarë. Nëse ndërmarrja franko-gjermane është serioze duhet të bashkëpunojmë, nëse nuk është serioze nuk besoj që ia vlen të shihemi sa për tu parë, e bërë foto”, ka thënë deputeti.

    Me 20 tetor, Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, e ka refuzuar ftesën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për dialog, duke e quajtur atë joserioze.

    Vetëm pasi kërkuam sqarime, kuptuam me një fjali përmes emailit se bëhej fjalë për një temë shumë serioze – siç është Dialogu Kosovë-Serbi. Pa asnjë detaj konkret e pa specifikuar asgjë. Po jua rikujtoj që s’keni asnjë arsye që të na ftoni në takime për çështje teknike. Ndërsa, kur të ketë diskutim konkret për marrëveshjen finale, ne do të jemi aty. Ka ditë që në opinion publik flitet për një dokument që ju e keni në tavolinë rreth marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, të ofruar nga partnerët ndërkombëtarë të Kosovës”, deklaroi Krasniqi.

    Ftesë së Kurtit pozitivisht iu përgjigjë vetëm Ramush Haradinaj i AAK-së.

    Intervista e plotë me Hoxhajn:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark