×
  • Showbiz
  • Show

    A gënjeu e dashura e Kristit për bisedat mes tyre? – Ish-banori zbulon “sekretet” para nisjes së spektaklit

    Insajderi
    27 February 2023 - 17:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Trekëndëshi i dashurisë që është krijuar midis dy banorëve të “Big Brother VIP” Keisi dhe Kristi, dhe partneres që ky i fundit kishte lënë jashtë ka marrë shumë vëmendje së fundmi.

    Zaza, e dashura e Kristit, publikoi më herët dhe një bisedë që kishte pasur me banorin, për të vërtetuar lidhjen e tyre, duke pretenduar se biseda ishte zhvilluar më 24 dhjetor, pasdite, një ditë para hyrjes në BBVIP.

    Megjithatë, ish-banori Gent Hazizi ka ngritur dyshime për vërtetësinë e kësaj bisede pasi ai deklaroi se të gjithë banorët në atë orë ndodheshin në hotel, dhe telefonat e tyre ishin sekuestruar nga produksioni.

    “Telefonat na i kanë sekuestruar që në hotel, para se të niseshim për te Bigu. Nuk ka mundësi sepse ora është 6 pa 10 e pasdites,  nuk kemi pasur telefona në atë moment. Kristi ka thënë që ka qenë shumë konfuz për lidhjen që ka pasur nga jashtë, kur hyri.”- tha Genti.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark