×
  • Showbiz
  • Show

    Kjo është aktorja e njohur që do ta luajë bashkëshorten e Xhekut në “Çka ka Shpija”

    Insajderi
    28 April 2024 - 18:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Largimi i Gresa Pallaskës nga seriali “Çka ka shpija” bëri bujë të madhe prej kur u raportua javë më parë në medie, derisa u raportua për një krisje raportesh me kolegun e saj Naser Rafuna, një gjë të cilën e ka mohuar ky i fundit.

    Pallaska përfundimisht është larguar nga seriali, derisa tani po raportohet se dikush tjetër do të vijë në rolin e gruas së Xhekut.

    Siç raporton Prive, aktorja e njohur dhe shumë e dashur për publikun, Teuta Krasniqi do të jetë super-prurja në serialin “Çka ka shpija”.


    Ajo do të portretizojë rolin e bashkëshortes së personazhit Xhek nga episodi i ardhshëm, ndonëse ende nuk është bërë e qartë si do të funksionojë ky transformim.


    Për të gjithë adhuruesit e serialit “Kafeneja Jonë”, ri-bashkimi i Naser Rafunës dhe i Teuta Krasniqit në një seri televizive do të sjellë mjaft nostalgji për të gjithë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark