Deklarimeve të kryetarit të Skenderajt, Bekim Jashari se do të formojë parti të re politike, e ka komentuar shefi i PDK-së, Kadri Veseli.
Jashari ka thënë se brenda disa ditëve do të ketë veprime konkrete për formimin e partisë së re.
Por ndaj mundësisë që Jashari ta krijojë partinë e re, kishte folur Kadri Veseli të hënën në një intervistë për Gazetën Insajderi.
Ai kishte thënë se Jashari është zgjedhur në krye të Skenderajt, pasi që PDK kishte hequr dorë nga garimi në këtë komunë.
I pyetur se a i frikësohet humbjes së bastionit të PDK-së, nëse Jashari do të formojë parti të re politike, Veseli është përgjigjur shkurt, duke thënë: “e shohim në zgjedhjet e ardhshme në Skenderaj, se a do të mund të fitojë ndokush jashtë ombrellës së PDK-së”.
Partisë së re nga Bekim Jashari pritet t’i bashkohet edhe ish-deputeti i PDK-së, Nuredin Lushtaku.
Ai tha për Insajderin se në atë moment që krijohet partia e re, ai do ta lë PDK-në.
“Në atë sekond që e konfirmon Bekim Jashari partinë e re ose iniciativën unë do të jem aty. Normal që do ta la PDK-në”, ka thënë Lushtaku. /Insajderi.com
https://www.facebook.com/GOInsajderi/videos/719864051723928/?t=0