×
  • Lajme
  • Aktuale

    A ishte gjithçka me plan?, Rusisë i vjen përfitimi i parë financiar nga tërheqja e trupave

    Insajderi
    15 February 2022 - 12:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sot Rusia ka tërhequr një pjesë të trupave nga zonat kufitare nga Ukraina.

    Televizioni BBC raporton se tregjet janë qetësuar pas lajmit për tërheqjen e një pjese të forcave ruse nga zona kufitare.

    Nga ky njoftim duket se ka përfituar menjëherë edhe Rusia. Vlera e rublës ruse shënoi rritje në raport me dollarin amerikan dhe euron.

    “Mungesa e veprimit ushtarak në kufirin ukrainas dhe shenjat për gatishmëri për të biseduar duken të mjaftueshme për t’i qetësuar nervat e tregut”, tha Michael Leister, udhëheqës i strategjisë për shkallë të interesit në bankën gjermane, “Kommerzbank”.

    Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes të Rusisë, Igor Konashenkov, ka thënë se disa njësi ushtarake do të largohen nga zona kufitare me Ukrainën pas “përfundimit të misionit të tyre”.

    Megjithatë, Konashenkov tha se disa ushtrime janë ende duke vazhduar. “Forcat e Armatosura Ruse janë duke vazhduar një varg ushtrimesh të gjera për ushtrime operacionale të trupave dhe forcave. Praktikisht, të gjitha distriktet dhe flotat ushtarake dhe parashutistët janë duke marrë pjesë”, tha zëdhënësi rus.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark