×
  • Lajme
  • Insajderi

    A iu dolën 50 eurot shtesë edhe mësimdhënësve- Rrahman Jashari tregon për Insajderin

    Insajderi
    31 October 2022 - 18:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj ka konfirmuar për Gazetën Insajderi se shtesat prej 50 euro janë ekzekutuar të hënën për mësimdhënësit.

    Ai ka thënë se pos pagës së rregullt, janë ekzekutuar edhe 50 euro shtesë për të cilat beson se janë për muajin tetor.

    “Komunikova me kolegët nëpër komuna dhe ajo që më është thënë dhe besoj që është e saktë, po janë procesuar pagat e tetorit dhe shtesa 50-ëshe, e cila mund të konsiderohet si mbështetje nga pakoja, për muajin tetor”, tha ai.

    Sipas tij pritjet kanë qenë që shtesat të dalin edhe për muajin shtator, por mbetet për tu parë nesër nëse Qeveria do t’i ekzekutoj.

    “Edhe pse pritjet e mësimdhënësve kanë qenë që siç është thënë 50 euro për muajin shtator plus 50 për këtë muaj”, u shpreh ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark