A ka Haradinaj vija të kuqe për PDK-në? – Insajderi
×
Fokus 1

A ka Haradinaj vija të kuqe për PDK-në?

Insajderi
02 October 2019 - 21:10
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kandidati për kryeministër nga radhët e koalicionit AAK-PSD, Ramush Haradinaj, ka thënë se nuk preferon partneritet me Partinë Demokratike të Kosovës, me të cilën qeverisi në dy vitet e fundit.

Haradinaj, në një intervistë ekskluzive për Gazetën Online Insajderi, ka deklaruar se koalicioni PSD-AAK ka opsion vetëm fitoren në zgjedhjet e 6 tetorit.

“Nuk preferoj një partneritet me PDK-në, për ata nuk kemi shkuar as bashkë në zgjedhje. Nuk po them vijë e kuqe, por nuk preferoj partneritet me ta. Shkoj për një opsion të fitores dhe për këtë i fundit flet populli”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj, duke folur për kandidatin e PDK-së për kryeministër, Kadri Veselin, u shpreh se “atij nuk i pret sakica me një vend”. /Insajderi.com

https://www.facebook.com/GOInsajderi/videos/2468178563466561/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark