×
  • Lajme
  • Fokus 1

    “Serbinë do ta dëbojnë, Kosova do të anëtarësohet”, vjen një paralajmërim nga Beogradi për Këshillin e Evropës

    Insajderi
    27 April 2024 - 15:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Drejtori i Institutit për Çështje evropiane në Beograd, Naim Leo Besiri, ka thënë se Këshilli i Evropës do ta dëboj Serbinë, pasi ky shtet përdori kriminelët e luftës dhe relativizuesit e saj për t’u revoltuar kundër rezolutës së OKB-së që përkujton gjenocidin e kryer në Srebrenicë.

    Ndërkohë thotë se gjatë kësaj kohe, Kosova do ta miratojë ligjin për bashkëjetesën mes gjinive të njëjta dhe do të anëtarësohet në Këshill të Evropës.

    “Meqenëse qeveria përdori kriminelët e luftës dhe relativizuesit për t’u revoltuar kundër rezolutës së OKB-së që përkujton gjenocidin e kryer në Srebrenicë, Serbia nuk ka nevojë të largohet nga Këshilli i Evropës, ata do të na dëbojnë.Gjatë kësaj kohe, Kosova miraton një ligj për partneritetet e të njëjtes gjini dhe do t’i pranojnë ata në Këshillin e Evropës”, ka shkruar Besiri.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark