×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    A ka përçarje brenda koalicionit qeverisës? – Përgjigjet Donika Gërvalla

    Insajderi
    10 April 2023 - 11:16

    Kryetarja e “Guxo”, Donika Gërvalla ka folur rreth koalicionit qeverisës që kanë me Lëvizjen Vetëvendosje. Ajo ka mohuar zërat se ka përçarje brenda sipas Gërvallës koalicioni është stabil, shkruan Insajderi.

    Gërvalla e cila njëherit mban edhe postin e ministres së Punëve të Jashtme deklaroi se “të gjitha përpjekjet për t’i përçarë dhe paraqitur kinse ka qëndrime të ndryshme në kabinetin qeveritar, janë naive”.

    Ajo u shpreh se janë në të njëjtën linjë me kryeministrin Kurti edhe për marrëveshjen bazë të arritur me Serbinë dhe aneksin e zbatimit të ujdisë.

    “Jam pjesë e të gjitha proceseve, përpjekjet janë shumë naive për të na paraqitur sikur kemi qëndrime të ndryshme. Qëndrimet janë të Republikës së Kosovës, nuk janë individuale, as të kryeministrit, as të kryetarit të Kuvendit dhe as të ministres. Nuk kam asnjë problem, përkundrazi kam përkrahur kryeministrin në strategjinë e zgjedhur”, ka thënë Gërvalla për KosovaPress.

    Ka qenë deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi e cila ka ngritur dyshimet se për krisjen e raporteve mes Gërvallës e Kurtit.

    Partia Guxo, bashkëkryesohet prej Donika Gërvallës dhe Faton Pecit, i cili është edhe ministër I Bujqëisë në kabinetin qeveritar të kryeministrit Albin Kurti.

    Lista Guxo më parë është udhëhequr nga presidentja Vjosa Osmani, e cila pas marrjes së postit të pares së shtetit, ka dhënë dorëheqje nga obligimet partiake

    Në zgjedhjet e vitit 2021, Guxo ka garuar në listën e Lëvizjes Vetëvendosje.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark