×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    A ka shqiptarë mes viktimave? – përgjigjet Ambasadori shqiptar në Turqi

    Insajderi
    06 February 2023 - 10:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ambasadori shqiptar në Turqi, Kastriot Robo pohoi se deri më tani nuk raportohet për shqiptarë në mesin e viktimave si pasojë e një tërmeti të fuqishëm që godit këtë vend.

    Robo tha se nga komunikimet e tij në terren, nuk raportohet që të ketë shqiptarë të prekur.

    “Fatmirësisht në zonën e Ankarasë nuk u ndje. Ne, stafi i ambasadës, i Konsullatës shqiptare jemi mirë dhe të sigurt. Ishte tërmet shkatërrues, përveç fuqisë së madhe, zgjati shumë në kohë. Kam komunikuar menjëherë pasi ndodhi tërmeti, me shtetas turq, me kombësi shqiptare. Fatmirësisht nuk ka humbje njerëzit për komunitetin shqiptar që jeton në ato zona. Prezenca e shqiptarëve në ato zona është e limituar, krahasuar me zona të tjera. Kemi komunikim permanent. Nuk rezulton se ka problem deri tani.”, tha ambasadori shqiptar në një lidhje telefonike për News24.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark