×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    A kanë filluar hetimet për keqpërdorimet me patentë-shoferë? Flasin nga Prokuroria

    Insajderi
    03 February 2024 - 15:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Prokuroria e Pejës ka nisur një hetim në lidhje me dyshimet për keqpërdorime me patentë-shoferë në këtë pjesë të Kosovës.

    Kështu ka bërë të ditur për Gazetën Insajderi Shkodran Nikqi, zëdhënës i Prokurorisë Themelore në Pejë, ai tha se për shkak të fazes se hetimit nuk mund të japin më shumë informacione.

    “Departamenti i krimeve te renda ne Prokurorine Themelore ne Peje eshte duke e hetuar rastin. Per shkak te ndjeshmerise se hetimeve kete faze nuk mund te japim informata”, tha ai.

    Dyshimet për keqpërdorime janë ngritur dje nga zëvendësministri i Ministrisë së Infrastrukturës, Hysen Durmishi.

    Në një konferencë për media ka thënë se Prokurorisë së Pejës i ishte dërguar një dosje voluminoze në lidhje me qindra kandidatë që morën patentë-shoferin në procese të dyshimta.

    Administrata në Njësinë e Patentë Shoferit në Pejë konstatuar se në shumë dosje ka mosperputhje të dokumentacionit.

    Disa nga të gjeturat:

    • Ka raste kur kandidati i është nenshtruar provimit në pjesën teorike në vitin 2023 në Prishtinë, ndërsa në dosje figuron që i njëjti kandidat e ka kaluar provimin në vitin 2022 në Peje.

    • Ka shumë raste që kandidatët i janë nënshtruar provimit në vitin 2022, ndërsa me certifikatën e Kryqit të Kuq janë pajisur në  vitin 2023. 

    -Kemi gjetur që një pjesë e kandidatëve kanë kaluar provimin pa qenë fare në Kosovë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark