×
  • Lajme
  • Lajme

    “A ke probleme gjenitale”, Ikballe Huduti tregon reagimin e dy grave që iu propozoi martesë me burrin e saj

    Insajderi
    15 October 2022 - 21:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Teologia Ikballe Huduti, po kritikohet në masë të madhe për deklaratat e saj në lidhje me martesat, ku ka rrëfyer se si burrit të saj, ajo vet i kishte gjetur edhe dy gra.

    Pas asaj ku tregoi se bashkëshortit të saj i kishte propozuar dy gra të tjerë për martesë, së fundmi në një intervistë për T7, Ikballe Berisha – Huduti dha detaje të tjera.

    Ajo foli për atë se si kanë reaguar këto gra kur iu kishte dhënë këtë propozim. Ajo thotë se ato e kishin pyetur se a ka ndonjë problem. “Nuk pranuan fatkeqësisht”, “A je e smutë”.

    Tutje, Huduti tregoi edhe një rast kur kishte qenë në haxh, që kishte folur me gratë atje për poligaminë.

    “Edhe në haxh kur jam kanë në 1995, edhe ato ma besimtaret me mbulesa thonin me marrë burri jem gruan e dytë i qes vaj në vesh, as ato nuk e kanë kuptuar të jetuarit me islam”.

    Derisa, Huduti foli edhe në lidhje me kritikat që po i adresohen, duke thënë se askush nuk mundet ta kuptojë përveç bashkëshortit dhe zotit.

    “Përveç zotit edhe burrit tem askush smundet me më kuptu” – tha ajo.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    26 April 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark