×
  • Lajme
  • Lajme

    A lexojnë shqiptarët gjatë pushimeve?

    Insajderi
    03 August 2023 - 13:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Botuesja Arlinda Dudaj, ishte e ftuar këtë të enjte në Euronews Albania ku foli në lidhje mbi librat që lexojnë shqiptarët gjatë periudhës së verës.

    Dudaj tha se gjatë pushimeve verore njerëzit kanë më shumë kohë dhe ndaj ka një rritje të personave që lexojnë libra.

    Ajo tha se është kthyer në një trend tashmë, që kushdo që shkon me pushime e merr një libër me vete.

    Sipas saj në plazhe ka shumë persona që lexojnë, kjo pasi janë dhe turistët e huaj të cilët kanë një libër pothuajse në çdo çadër plazhi.

    “Kjo periudhe dhe ajo gjatë panairit janë më të frytshme edhe botuesit nxjerrin libra të rinj, që janë të dedikuar, jo se libri ka me doemos një temë por është më shumë koha ajo që ta jep në dispozicion. Në qoftëse dalim dhe hedhim një shikim plazheve, njerzit që janë duke pushuar, i shikon që janë duke lexuar, duke qënë se Shqipëria ka edhe shumë turistë, unë vë re thuajse çdo i huaj e ka një libër”, tha Dudaj.

    Dudaj zbuloi dhe cilat janë librat më të pëlqyer dhe më të lexuar në këtë periudhë.

    “Zhanret më të pëlqyera janë thriller, romancat, librat me histori, librat që kanë edhe një ‘background’ historik janë gjithashtu shumë të pëlqyer, këtu i referohem edhe librave të nobelistes Annie Ernaux. Janë shumë libra që pëlqehen dhe lexohen të kësaj kategorie. Dy nga librat që po ecin shumë janë ‘Pacientja e heshtur’ e Alex Michaelides dhe ‘Dyshimi’ nga Ashley Audrain, ky i fundit është gjithashtu një thrriller i shkruar bukur, libri tjetër është ‘Leopardi’ nga seria e librave të një shkrimtari norvegjez Jo Nesbo dhe është një nga librat dhe shkrimtarët që ecën më shumë këtë periudhë”, tha ajo.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark