×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    A marrin pagë policët e dorëhequr në veri?

    Insajderi
    02 December 2022 - 14:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Të gjithë zyrtarëve policorë që kanë dhënë dorëheqje muajin e kaluar në veri të vendit, Policia e Kosovës u ka ndaluar pagat mujore.

    50 për qind të pagës në muaj vazhdon ta merr vetëm Nenad Gjuriq, i cili ka qenë komandant i policisë për veri, ka bërë të ditur ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla

    Sveçla arsyetoi pagesën për Gjuriqin, duke thënë se ai është i suspenduar.

    Gjatë një raportimi në Komisionin Parlamentar për Administratë, ministri i Punëve të Brendshme njoftoi se nga numri i përgjithshëm i zyrtarëve policorë të dorëhequr, 80 prej tyre janë larguar nga Policia e Kosovës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark