×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    MPJ e Gjermanisë deklarohet për takimin me Kurtin

    Insajderi
    26 April 2024 - 21:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministria e Punëve të Jashtme gjermane në rrjetin social “X” ka njoftuar se temë kryesore e takimit me kryeministrin Albin Kurti, ka qenë anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës.

    Siç thuhet në njoftim, Baerbock dhe Kurti kanë diskutuar për hapat e ardhshëm në rrugën e Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës.

    “Pak më pak se tri javë deri në takimin e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës në Strasburg. Baerbock foli me Albin Kurtin në margjinat e konferencës së Petersberg-ut se cilat hapa janë të rëndësishëm tani, nëse Kosova dëshiron t’i hapë rrugën anëtarësimin në Këshillin e Evropës”, ​​thuhet në njoftimin e Ministrisë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark