Në shikim të parë kjo fotografi tregon një mjedis shkëmbor, i mbuluar pjesërisht me borë në një anë mali.
Por nëse përqëdroheni pak më shumë mund të vini re se në foto në fakt ndodhet, i pa fshehur, një grabitqar.
Kafsha e egër në foto është leopard dëbore, i kamufluar aq mirë me mjedisin ku jeton, në nëmyrë që të jetë pothuajse i padukshëm për prenë e tij.
Falë gëzofit të tij të shumë të ngjashëm me mjedisin përreth Himalajave të Indisë Veriore, ky grabitqar pothuajse nuk duket fare me sy të lirë.
Fotoja është shkrepur nga 38-vjeçari Saurabh Desai, një fotograf i botës së egër nga qyteti Surat i Indisë më herët gjatë këtij viti.