Pamja mahnitëse e një figure të ngjashme me Jezu Krishtin është shfaqur në retë në qiellin e Argjentinës. Fotoja është bërë në qytetin San Salvador de Jujuy dhe është përhapur me shpejtësi në median sociale.
Monica Aramayo fotografoi me smartphone figurën me krahë të hapur, krijuar nga drita e rrezve të diellit.
Media sociale e vendit shumë besimtar katolik e krahasoi atë me portretet e parë në veprat e artit të Rilindjes.
Të tjerë thanë se dukej si statuja e famshme Krishti Shpëtimtar në Rio de Janeiro të Brazilit.
Kishte edhe nga ata që thanë se ‘koka’ dukej se mbante një kurorë me gjemba si ajo e kryqëzimit të Krishtit.
Përdoruesja e medias sociale Mariela Romano komentoi: ‘Perëndia do të vijë së shpejti për ne dhe duhet të jemi gati’.
Carlos Daniel Nieva shkroi: ‘Faleminderit për imazhin që na lejon të ecim në rrugën tonë dhe të shpresojmë për një të nesërme më të mirë’.
Ndërsa Romina Salinas shkroi: ‘Nëse Jezui rikthehet, ai do të bëjë që të zhdukemi të gjithë, sepse nuk vlejmë asgjë. Personalisht shoh vetëm rrezet që zbresin mes reve, por njerëzit shohin atë që duan të shohin’.