×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “A po keni frikë, a po kërcënoheni nga dikush”, Rrahmani përplaset me Nagavcin në Kuvend për nxënësen me shami

    Insajderi
    14 September 2023 - 20:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Mos lejimi i shkollimit të një vajzë me shami në Pejë ka nxitur përplasje në Kuvend në mes të Ministrës se Arsimit, Arbërie Nagavci dhe deputetit të VV-së Eman Rrahmani.

    Rrahmani i propozoi ministres ta largojë udhëzimin administrativ të cilin ai thotë se ministrja është duke e keqpërdorur.

    Ai pyeti Nagavcin se a po ka frikë.

    “A po keni frikë a po kërcënoheni nga dikush.Ka tri javë që një vajzë në Pejë nuk është lejuar të shkojë në shkollë. Këto deklarata, unë nuk mund t’i kuptoj pse po i thua. Largoje udhëzimin administrativ që jeni duke e keqpërdor. A po keni frikë a po kërcënoheni nga dikush, apo çfarë keni?”, u shpreh Rrahmani.

    Në shkollën fillore “Azdreni” në komunën e Pejës, të hënën nxënësit e klasës së tetë bojkotuan mësimin.

    Pasi një vajzë nuk është lejuar të vijojë mësimin në shkollën “Azdreni” në Pejë për shkak të bartjes së shamisë.

    Ekipi i Insajderi-t kishte vizituar shkollën, ku mes tjerash ishte intervistuar edhe zëvendësdrejtori i shkollës, i cili fillimisht para gazetarëve është prezantuar si punëtorë teknik.

    Në video mund të shihni se si drejtoresha e shkollës dhe zëvendësi i saj, duke mashtruar mundohen t’i ikin dhënies së pergjigjjes.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark