×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “A po na tregoni neve kush ju bëri presion”, deputeti i PDK’së kërkon shkarkimin e bordit të KPM’së pas rikthimit të kanaleve sportive “Arena”

    Insajderi
    16 February 2024 - 11:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pak ditë pasi Komisioni i Pavarur për Media riktheu kanalet sportive të “Arena”, Komisioni parlamentar për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal ka thirrur në raportim Komisionin e Pavarur për Media.

    Anëtarët e KPM-së po raportojnë  lidhur me vendimin 6 shkurtit ku ishte vendosur që t’i hiqet pezullimi kanaleve “Arena”, në të cilat ishin shfaqur mesazhe kërcënuese për Kosovës dhe që glorifikonin terroristët e vrarë në Banjskë.

    Deputeti i PDK-së, Isak Shabani, iu drejtua bordit të KPM’së me pyetjen se kush iu bëri presion për rikthimin e kanaleve.

    Në procesverbal thuhet se pas këtyre të gjitha kërkesave të OSBE’së, ambasadave tjera të rishqyrtohet vendimi. A po na tregoni neve kush ju bëri presion, nga këta akter që i keni cekur në mbledhje, kush ishin ata, a bon me ditë kush po iu bon presion në vendimmarrjet e juaja. Ku asnjë reagim nuk pash nga shoqëria civile apo mediat për presion nga ambasadat.”, pyeti Shabani.

    Tutje, deputeti Shabani tha se bordi i KPM’së duhet të shkarkohet sepse nuk ka kredibilitet.

    Ky bord nuk ka kredibilitet për të vazhduar me udhëheqjen e KPM’së. Shkarkim dhe vetëm shkarkim i bënë mirë Komisionit të Pavarur të Mediave”, tha ai.

    Anëtari i KPM’së tha se nuk kanë presion dhe as shantazh për asnjë vendim.

    Presioni vetëm që mundet me qenë është se jemi transparent dhe e diskutojmë çdo vendim, përndryshe asnjë lloj presioni ka ka dhe nuk ka me pasë. Asnjë presioni apo shantazhi nuk i arbitrohemi, në asnjë rrethanë në asnjë vendim”, u përgjigj anëtari i KPM’së.

    “Nuk ka pas presion për me u shfuqizu, ka pas kërkesë me u rishqyrtu vendimi“, tha tutje ai.

    Kujtojmë se, Komisoni i Pavarur i Mediave në mbledhjen e 6 shkurtit ka shfuqizuar vendimin e tij të marrë më 3 tetor të vitit 2023, përmes të cilit kishte pezulluar kanalet sportive të “Arena”, pasi në to ishin shfaqur mesazhe e thirrje mbështetëse për terroristët e vrarë më 24 shtator 2023 në Banjskë.

    Gjykata Komerciale kishte refuzuar ankesën e kompanisë “Artmotion” ndaj vendimit të KPM-së dhe kishte vendosur në favor të KPM-së.

    KPM-ja kthyeu kanalet sportive “Arena” me arsyetimin e kërkimfaljes nga operatori dhe garancinë se nuk do të përsëritet më një gjë e tillë./Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark