Në një studim të publikuar nga “Bright Side” ku kanë marrë pjesë qindra njerëz nga mosha 21-55 vjeç u vu re se ata të cilët ishin të martuar kishin më pak stres se beqarët dhe kjo vinte për shkak të bashkëpunimit në çift.
Hulumtuesit bënë një test me pështymen e tyre, nga ku u zbulua se njerëzit e martuar kishin nivelin më të ulët të kortisolit, i cili është hormon i stresit, njëherësh shkaktar i shumë sëmundjeve.
Personat e martuar treguan se ndanin sekrete me partnerët e tyre dhe ju dukej se kështu çdo problem përgjysmohej, ndërsa shtonin se me ta konsultoheshin gjithashtu për jetën familjare dhe profesionale, duke iu marrë ide dhe këshilla./Opinion.al