×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    A shkoi vërtet në Bjellorusi udhëheqësi i Wagner, Yevgeny Prigozhin?

    Insajderi
    25 June 2023 - 14:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ka shumë pyetje pa përgjigje në lidhje me marrëveshjen që lideri i mercenarëve të Wagner, Yevgeny Prigozhin arriti për t’i dhënë fund rebelimit dhe për atë që do të ndodhë më pas.

    Dhe një nga gjërat që nuk e dimë është se ku ndodhet Prigozhin tani, shkruan BBC, përcjell Telegrafi.

    Ai u pa për herë të fundit në një makinë duke u larguar nga Rostov-on-Don vonë të shtunën – qytet në Rusinë jugore që ai kishte pretenduar se e kontrollonte për një ditë.

    Ai buzëqeshte ndërsa shtrëngoi duart me disa banorë të zonës të cilët po brohorisnin.

    Destinacioni i tij i ardhshëm tani është menduar të jetë Bjellorusia, pas një marrëveshjeje të raportuar të ndërmjetësuar nga lideri i atij vendi Alexander Lukashenko, një aleat kryesor i presidentit Vladimir Putin.

    Por Prigozhin që atëherë është “kursyer” në lidhje me itinerarin e tij të menjëhershëm.

    Ndërkohë një zonë ndalim-fluturimi është aktualisht në fuqi në Rusinë jugperëndimore, që do të thotë se aeroportet më të afërta operuese me Rostovin janë në Volgograd dhe Soçi – por secili janë rreth 400 km (250 milje) larg.

    Prigozhin teorikisht mund të udhëtojë me makinë ose tren – por është një rrugë e gjatë për në Bjellorusi, pasi ai duhet të “anashkalojë” Ukrainën.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark