×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “A s’je ti në burg?”, deputetja e LDK-së shpreh habinë për prezencën e Lekajt në Komision

    Insajderi
    06 February 2024 - 15:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku-Rexhepi, u shpreh e habitur me prezencën e Pal Lekajt në Komision Hetimor Parlamentar.

    “A s’je ti në burg a?, u pyet nga deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku-Rexhepi.

    “Edhe pak”, ishte përgjigjja e Lekajt, që u pasua me të qeshura nga deputetët tjerë.

    “Po gëzohen anëtarë të partive tjera”, ia kthehu Bunjaku.

    Ndërsa Lekaj tha se “kanë ndenjtë mirë, përpos njërit”.

    Ish-Ministri i Infrastrukturës, është dënuar me 3 vjet e tetë muaj burg efektiv në lidhje me pagesën prej 53 milionë eurove që Qeveria e Kosovës i kishte paguar “Bechtel-Enkës” për zgjatjen e afatit të përfundimit të punimeve në autostradën ‘Arbën Xhaferi’.

    Lekajt i është shqiptuar edhe dënim plotësues, ku i ndalohet ushtrimi i funksionit publik në administratë publike për 3 vite e gjashtë muaj.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark