×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    A u anuluan disa fluturime në Aeroportin e Prishtinës? – Gara flet për Insajderin

    Insajderi
    02 January 2023 - 10:40

    Në mëngjesin e së hënës në media është raportuar se ka pasur anulime të fluturimeve për shkak të mjegullës në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”. Por këtë e ka mohuar zëdhënësja e aeroportit, Valentina Gara.

    Gara ka konfirmuar se ka pasur vetëm një anulim, dhe ai nga Stambolli.

    “Për momentin nuk kemi asnjë informacion për ndonjë anulim të fluturimeve, Jemi njoftuar vetëm për një anulim nga Pegasus për shkak mjegullës në Stamboll jo tek ne”, ka thënë ajo për Insajderin.

    Sipas raportimeve në media, 2-3 fluturime nga zona Schengen janë anuluar rrjedhimisht 200-300 pasagjerë kanë mbetur nëpër aeroporte.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark