×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    A u rikthye Covid 19 në Kosovë?

    Insajderi
    30 January 2024 - 13:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ndonëse gripa/virozë të shumtë janë përhapur në vend, disa po thonë se është rikthyer Covid-i. Por, fatmirësisht numri i pacientëve që trajtohen nga ky virus është vetëm një.

    Kështu të paktën konfirmoi për Insajderi drejtori i Klinikës Infektive, Arben Vishaj.

    Ai dërgoi edhe raportin për pacientët në klinikën Infektive.

    “Reparti F: Një pacient me influenza B; Reparti D: Dy pacientë me Adenovirus, një me influenzë; Reparti C: Një pacient me influenza A, një me COVID-19; Repart B: Një pacient me influenza A”, ka thënë ai për Insajderi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark