×
  • Lajme
  • Lajme

    A u sulmua apo u përfshi në zënkë? VV deklarohen rreth rastit me Xhelal Sveçlën

    Insajderi
    27 February 2020 - 16:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas raportimeve se zëvendësministri njëherit anëtari i VV-së, Xhelal Sveçla është përfshirë në një zënkë në lagjen “Te Qafa” në Prishtinë, ka reaguar Lëvizje Vetëvendosje.

    Arlind Manxhuka, zëdhënës i kësaj partie ka sqaruar rastin.

    Manxhuka ka thënë se Sveçla kishte qenë i pranishëm kur një lypsar në Prishtinë po sulmohej nga një person i rritur. Madje sipas tij ai ka reaguar duke e thirrur Policinë.

    “Ka qenë i pranishëm kur ka ndodhë konflikti në mes të një të rrituri dhe një lypsari që atë moment ka qenë duke kërku para, një person ka provuar që të sulmojë të miturin dhe z.Sveçla ka reaguar duke e thirrur policinë”, ka thënë Manxhuka për Insajderi.com

    Xhelal Sveçla përfshihet në një zënkë, i del në mbrojtje një lypsari

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark