×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    AAK i reagon Dimal Bashës: A erdh gruri dhe vaji, të kujt janë ekstazitë?

    Insajderi
    31 August 2023 - 11:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Zëdhënësi i AAK-së, Kushtrim Xhemaili, i ka reaguar deputetit të LVV-së, Dimal Basha pasi që ky i fundit akuzoi Ramush Haradinajn që së bashku me kreun e organizatës së veteranëve, Faton Klinakun, dhe nënkryetarin e Skenderajt, Sami Lushtaku po e krijojnë klimën për eliminim e Albin Kurtit.

    Xhemaili i ka parashtruar disa pyetje publike deputetit të VV-së, Dimal Basha.

    Përmes një statusi në Facebook, ai ka pyetur Bashën për ekstazitë LV.

    “Të kujt janë ekstazitë LV, Serbisë apo të ndonjë shteti tjetër?”, është shprehur Xhemaili.

    Ai më tej pyet Bashën edhe për grurin dhe vajin.

    “A erdh gruri dhe vaji? A po vazhdon trafiku me narkotikët? Të kujt janë ekstazitë LV, Serbisë apo të ndonjë shteti tjetër? Si është puna në KEK dhe me ambasadorin Berisha, apo jeni nxënë duke e luftu gjyqësorin dhe kundërshtarët politikë? Llogaridhënies nuk mund t’i ikni!”, ka shkruar Xhemaili.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark