×
  • Lajme
  • Insajderi

    AAK-ja e gatshme të jetë pjesë e dialogut me Serbinë

    Insajderi
    04 May 2021 - 13:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), është e gatshme që të jetë pjesë e dialogut me Serbinë.

    Këtë e ka konfirmuar anëtari i kryesisë së kësaj partie, njëherësh edhe kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj.

    Ai tha se në diskutimin që ka pasur me kreun e partisë, ish-kryeministrin Ramush Haradinaj dhe Kryesinë,  është gatshëm të kontribuoj për tema që janë të rëndësishme për vendin.

    Sipas Ramosajt, nëse një gjë e tillë i kërkohet kryetarit Haradinaj, AAK-ja do të jetë pjesë e dialogut.

    “Në bisedat qe kemi pasur me zotëri Haradinaj dhe me Kryesinë e AAK-së është tepër e veçantë sepse lideri jonë gjithmonë e ka gatishmërinë për tema që janë të rëndësishme për shtetin edhe politike. Në rast se i kërkohet Aleancës të jetë pjesë e dialogut si lider besoj se do të jemi pjesë e dialogut”, u shpreh ai.

    Mes tjerash, ai foli edhe për dokumentin “non-paper”, ku sipas tij, Qeveria duhet të ketë kujdes, ngase nuk është koha për gabime, raporton EO.

    “Sa i përket ‘non-paper’ duhet të ketë kujdes sepse i përcakton kriteret ka garantues ka marrëveshje dhe nuk mund të dalë prej kornizave dhe në këto raste duhet të ketë kujdes sepse kemi pasur të kaluar të keqe me këto dokumente dhe tash nuk është koha për gabime”, pohoi Ramosaj.

    Sipas tij, kur vaksinat kundër Covid-19, shpërndarja pritet të bëhet edhe në komunën e Deçanit.

    “Kur vijnë vaksinat vijnë në nivel të shtetit dhe shpërndarja duhet të jetë i zakonshëm”, tha ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark