×
  • Lajme
  • Lajme

    AAK kundër vendimit të Qeverisë që ua merr buxhetin komunave, paralajmëron se do t’i drejtohet Kushtetueses

    Insajderi
    25 November 2022 - 13:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka shprehur qëndrimin kundër Projektligjit të Buxhetit të vitit 2023, me të cilin parashihet që nëse të hyrat vetanake të një komune nuk shpenzohen gjatë një viti, ato do t’i merren dhe t’i dhurohen komunave tjera ose të përdoren në nivelin qendror.

    Në një konferencë për media, Ramosaj tha se nëse nuk ka reflektim nga Qeveria, të njëjtin do ta dërgojnë në Gjykatë Kushtetuese.

    “Të hyrat vetanake vijnë nga tatimi në pronë, nga lejet e ndërtimit, nga qiraja e objekteve dhe pronave komunale, tregjeve, parkingjeve etj. Jo vetëm që me ligj janë të hyra të komunave por po ashtu është shkelje e kushtetutës. Të hyrat e tilla të një komune nuk mund të barten askund tjetër. Ato vijnë drejtpërdrejt nga qytetarët dhe në llogari të drejtpërdrejtë të tyre. Në këtë paragraf është cenuar diçka që komunave u jepet me ligj dhe me Kushtetutë e që i japin qytetarët me taksat e tyre”, shtoi ai.

    “Praktikisht ky është aspekti financiar që iu bëhet komunave dhe në aspektin tjetër, që çdo ligj që amandamentohet duhet të ketë një procedurë të saktë që kur të bëhet ky propozim të pyeten komunat që ti japin komentet e saja, kurse këtë rast është kontrabanduar ky nen në këtë Projektligj”, tha Ramosaj.

    “Realisht ky është hapi i parë, hapat tjerë do të jenë ligjor deri në Gjykatë Kushtetuese”, ka përfunduar Ramosaj.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark