×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    AAK në takim me SBASHK-un, ja për çka u diskutua

    Insajderi
    09 February 2024 - 11:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka pritur në takim kreun e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), Rrahman Jasharaj.

    Kështu ka bërë të ditur vetë Tahiri pas takimit përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

    “Në takim me kryetarin e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), z. Rrahman Jasharaj, diskutuam edhe njëherë Ligjin për Skemat Pensionale, i cili diskriminon pensionistët kontributdhënës e më së shumti mësimdhënësit”, ka thënë Tahiri.

    Tahiri ka njoftuar SBAShKU-n për iniciativën tonë për të filluar amandamentimin e Ligjit të Pagave në Sektorin Publik.

    “Lidershipin e SBAShK-ut e njoftova se Grupi Parlamentar i AAK-së, ka dorëzuar tek Avokati i Popullit ankesën rreth këtij diskriminimi dhe se jemi në mbështetje të plotë të ndalimit të këtij diskriminimi, duke përfshirë edhe kontestimin e ligjit në Gjykatën Kushtetuese”.

    “Po ashtu, SBAShK-un e informova edhe për iniciativën tonë për të filluar amandamentimin e Ligjit të Pagave në Sektorin Publik, si veprim për të bërë pagë të dinjitetshme për të punësuarit në administratën shtetërore”, ka përfunduar Tahiri.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark