×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    AAK thërret debat parlamentar për sigurimet shëndetësore

    Insajderi
    26 February 2024 - 12:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i AAK’së, Shemsedin Dreshaj, ka thënë se grupi parlamentar i AAK’së ka thirrur seancë të jashtëzakonshme për “gjendjen në shëndetësi dhe sigurimet shëndetësore”.

    Dreshaj ka thënë se mungesa e sigurimeve shëndetësore e dëmton buxhetin e shtetit.

    “Mungesa e sigurimeve shëndetësore dëmton buxhetin e shtetit dhe të qytetarëve. Sigurimet shëndetësore ‘Conditio sine equanon’ për shërbime mjekësore cilësore dhe ndaljen e migrimit të mantilbardhëve nga vendi”, ka thënë Dreshaj.

    Ai ka shtuar se qytetarët tanë shpenzojnë me miliona euro jashtë vendit, në mungesë të sigurimeve shëndetsore.

    “Sot në konferencë për media, njoftova për kërkesën e Grupit Parlamentar të AAK-së për thirrjen e një seance të jashtëzakonshme në lidhje me gjendjen në shëndetësi dhe sigurime shëndetësore. Sot, fatkeqësisht qytetarët tanë shpenzojnë me miliona euro jashtë vendit, në mungesë të sigurimeve shëndetësore dhe shërbimeve cilësore shëndetësore. Për shkak të qeverisjes së dobët dhe pa vizion, vazhdojmë të jemi vendi i vetëm në rajon dhe Evropë, pa sigurime të mirëfillta shëndetësore”, është shprehur deputeti Dreshaj.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark