×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    AAK thotë se vërejtjet për draftstatutin e Asociacionit do të publikohen në ditët e ardhshme

    Insajderi
    07 December 2023 - 18:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryesia e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) sot ka zhvilluar një diskutim për draft-statutin e asociacionit.

    Në një njoftim për media thuhet se në këtë takim janë shprehur shqetësimet për përmbajtjen e draft-statusit, veçanërisht për referimin në Rezolutën 1244, komisionin e arbitrazhit, si dhe raportin paralel të asociacionit me institucionet e pushtetit qendror.

    “Komentet e AAK-së me vërejtjet nen për nen do të publikohen në ditët në vijim”, njofton Zyra për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun pranë AAK-së.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark