×
  • Lajme
  • Insajderi

    AAK vendos nesër se a do të merr pjesë në seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga Kurti

    Insajderi
    14 January 2022 - 19:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputetja e Alenacës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadriaj, ka thënë se nesë vendosin nëse do të marrin pjesë në seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga kryeminstri Albin Kurti.

    “Nesër para seancës mblidhet grupi parlamentar dhe vendos nëse do të marrin pjesë deputetët në seancë ose jo”, ka thënë Kadriaj pë Gazetën Insajderi.

    Kurti e ka thirrur këtë seancë pasi ai bashkë me presidenten Vjosa Osmani dhe kryekuvendari Glauk Konjufca, si dhe dolën me deklaratë të përbashkët pas takimit me ambasadorët e QUINT-it dhe përfaqësuesin e BE-së, duke theksuar edhe një herë kundërshtimin e tyre për mbajtjen e referendumit serb në Kosovë.

    Në deklaratë thuhet se hapja e qendrave të votimit të Serbisë në territorin e Kosovës përbën shkelje të qartë të Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës, si dhe praktikave ndërkombëtare. Për më tepër, një akt i tillë është shkelje e integritetit territorial nga ana e Serbisë në raport me shtetin e pavarur e sovran të Kosovës.

    Krerët e shtetit i kanë thënë ambasadorëve se qytetarët serbë të Kosovës me dyshtetësi do ta kenë të drejtën të votojnë në përputhje me standardet dhe praktikat ndërkombëtare, nëpërmjet postës dhe në Zyrën ndërlidhëse.

    Sipas tyre, edhe praktikat e deritanishme të aplikuara që nga viti 2012, kanë qenë kundërkushtetuese, e si rrjedhojë nuk i obligojnë institucionet e tanishme të Republikës së Kosovës të dala nga vullneti i qartë i qytetarëve i shprehur më 14 shkurt 2021.

    Institucionet e Kosovës kanë theksuar se çështja nuk është roli i OSBE-së, por roli i Serbisë dhe strukturave të saj paralele e ilegale në Kosovë.

    Institucionet e Kosovës i kanë bërë thirrje të gjitha shteteve demokratike që ta mbështesin Kosovën në përpjekjet e saj për t`i ndalur veprimet e vazhdueshme të Serbisë që minojnë sovranitetin, integritetin territorial dhe shtetësinë e Kosovës. Për më tepër, sipas tyre, kjo praktikë e Serbisë, që po e ndjekë modelin rus, ka mbështetjen e plotë të Federatës Ruse.

    Ndryshe, tash Partia Demokratike e Kosovës, e ka bërë të ditur qëndrimin e saj, duke thënë se nuk marrin pjesë në seancën e thirrur nga Kryeminsitri./Gazeta Insajderi/

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Kosovë
    26 April 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark