×
  • Lajme
  • Lajme

    AAK vizitë KOSTT-it: Qytetarët mos të pësojnë nga kriza me energji, t’i sigurohet furnizim pa rritje të çmimit

    Insajderi
    27 July 2022 - 15:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputetët e AAK-së, në kuadër të vizitave që po i bëjnë institucioneve që mirren me energji sot kanë vizituar KOSTT-in.

    Deputetët Pal Lekaj dhe Shemsedin Dreshaj, me drejtuesit e KOSTT biseduan rreth implementimit të marrëveshjes për energji, me ç’rast u bë e ditur se pala serbe po heziton ta implementojë marrëveshjen për shkak të termit “Republika e Kosovës”.

    Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj tha se me kohë kanë paralajmëruar qeverinë për krizën me energji, por sipas tij kjo gjendje është neglizhuar.

    Ndër të tjera, Lekaj tha se grupi parlamentar i AAK-së do do ta jep kontributin në Kuvendin e Kosovës, që qytetarët mos të pësojnë nga kjo gjendje por t’i sigurohet furnizim me energji pa rritje të çmimit aktual.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark