×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Abazi: Pse u tradhtua Policia, qysh arriti Radojiçiqi me 90 cuba me ikë nga rrethimi i hekurt i Kurtit?

    Insajderi
    19 October 2023 - 11:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputeti i pavarur Haki Abazi tha se është poshtërsi e pushtetarëve që të marrin pjesë në varrimin e rreshterit Afrim Bunjaku, por të mungojnë në seancën e jashtëzakonshme për mbështetjen e Policisë së Kosovës.

    “Pse është tradhtuar Policia e Kosovës dhe është lëshu Radojçiqi, pasi që kryeministri ka dalë në media dhe ka thënë që Banjska ka qenë e rrethumë nga forcat policore të Kosovës. Kush ka dhënë urdhër që Radojiçiqi me cubat e tij të ecin maleve të Kosovës pa asnjë therë në këmbë?”.

    Abazi, ka pyetur kryeministrin Kurti se kush ka dhënë urdhër që “Radojiçiqi me cubat e tij” të ecin maleve të Kosovës, “pa asnjë therë në këmbë”.

    “VV goditi shtetin me molotov, u vranë njerëz për kauzat e tyre të rrejshme, sot nuk janë në Kuvend për Policinë. A është duke u koordinuar prapë Mimoza Kusari me Radojiçiqin dhe qysh Radojiçiqi me 90 cuba arriti me u largu nga rrethimi i hekurt i Kurtit Edhe nëse është e vërtet që po a amandameton ligjin për pagesën e policisë, kjo është e ulët, kur tri vite pas, kur një parti parlamentare që është pjesë e politikës, guximin me ikë prej demokracisë nuk mundet me pas kurrkush”.

    “A është Mimoza Kusari duke e bë ndonjë koordinim me Radojiçiqin dhe qysh ndodhi që Radojiçiqi me 90 cuba me depërtuar atë rrethimin e hekurt të Kryeministrit prej televizorit edhe Facebook, edhe sot ata me qenë faktorë në ndryshimet kushtetuese”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark