×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, policia jep detaje

    Insajderi
    06 May 2024 - 20:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një qytetare në Ferizaj ka raportuar në polici se vajza e saj 28-vjeçare ka dalë nga shtëpia dhe nuk është lajmëruar më.

    Rastin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli i cili njoftoj se policia është në kërkim të saj.

    “Me datën 06.05.2024 në ora 10:00 nga një qytetare kemi pranuar një informatë se vajza e saj e moshës 28 vjeçare nga ora 07:00 ka dalë nga shtëpia dhe nuk është lajmëruar më”.

    “Ekipe të policisë, policët e rendit dhe hetuesit policor kanë marrë informacionet e nevojshme dhe janë në kërkim të saj. Për informata tjera do të njoftoheni me kohë”, tha ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark