×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Abazit tregon për emërimet që i bënte Kurti: E pyeta çfarë kapaciteti kanë Rizvanolli e Mehaj

    Insajderi
    28 March 2023 - 12:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi thotë se, para se të dalë publikisht, në fillim kritikat e tij i ka thënë brenda partisë, më saktë ia ka thënë Kryeministrit Albin Kurti.

    Deputeti Abazi është një prej kritikëve të Qeverisë Kurti, ndonëse akoma brenda Grupit Parlamentar të saj.

    Ai prej një viti del në konferenca për shtyp, për t’i shprehur pakënaqësitë  tij ndaj Qeverisë Kurti II dhe Grupit Parlamentar të drejtuar nga Mimoza Kusari.

    Megjithatë, Abazi thotë se vërejtjet dhe kritikat e tij ia ka thënë Kurtit edhe në diskutime private, që kur ai ka bërë ekipin e ri për të qeverisur.

    “Ia kam thënë z, Kurti në tavolinë, kur janë thënë emrat e këtyre ministrave është se me disa prej tyre kam punuar në Qeverinë Kurti I, e di çfarë kapacitet kanë”, ka treguar Abazi në “Pressing” të T7.

    Abazi ka thënë se e ka pyetur Kryeministrin Kurti se çfarë bagazhi ka ministrja e tanishme për Ekonomi, Artane Rizvanolli, për ta drejtuar një ministri kaq të rëndësishme.

    Sipas deputetit Abazi, Kurti ka thënë se “krejt është në rregull, unë e kam analizuar këtë punë, ecim përpara”.

    Gjithashtu, deputeti thotë të ketë shprehur dyshimet e tij për emërimin e Ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj, ushtarak nga Norvegjia, që deri në marrjen e detyrës nuk ishte i njohur në Kosovë. Sipas Abazit, Kurti e ka emëruar, duke besuar se ka lidhje brenda strukturave të NATO-s.

    “Për z. Mehaj, kam thënë se kurrë s’kam dëgjuar për të, nuk e di se cka realisht mund t’i sjellë procesit të krijimit të ushtrisë së Kosovës. Përgjigjja ka qenë se vjen prej një bagazhi ushtarak, prej Norvegjsë, me rrjet të jashtëzakonshëm përbrenda strukturave të NATO-s. Dhe, ky mund të jetë argumenti pse është z. Mehaj ministër i Mbrojtjes”, ka thënë Abazi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark