×
  • Lajme
  • Lajme

    Abazoviq i cilësonte “dezinformata” raportimet që më 3 gusht do të nënshkruhet marrëveshja me Kishën Ortodokse Serbe

    Insajderi
    03 August 2022 - 11:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mediat në Malin e Zi kishin raportuar që marrëveshja me Kishën Orotdokse do të nënshkruhet më 3 gusht.

    Por Dritan Abazoviq kishte thënë se nuk e dinë datën e nënshkrimit.

    Madje i kishte quajtur “dezinformata” raportimet e mediave, raporton Vijesti, transmeton Express.

    “Unë nuk e di datën e nënshkrimit, por mendoj se procesi duhet të përfundojë. Për mendimin tim, 3 gushti si datë e nënshkrimit është dezinformatë sepse data ende nuk është specifikuar,” ka thënë Abazovic. të dielën.

    Pikërisht sot ( 3 gusht) është nënshkruar marrëveshja mes Qeverisë së Malit të Zi dhe Kishës Ortodokse Serbe.

    Por presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq është zotuar se marrëveshja do të pezullohet pas krijimit të qeverisë së re.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark